Apartament 3 dhoma me qira – Vollga, vijë e parë, pamje e plotë deti.
Jepet me qira apartament 3 dhoma, i pozicionuar në vijë të parë në zonën e Vollgës, me pamje të plotë dhe të hapur nga deti.
Apartamenti është i mobiluar modern, me organizim shumë funksional dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Disponon 2 banjo (WC) dhe një ballkon të madh, ideal për relaks me pamje direkte nga deti.
Ndodhet në pallat me ashensor, në një nga zonat më të kërkuara të Durrësit, shumë pranë shëtitores, restoranteve dhe shërbimeve.
Karakteristika kryesore:
- 3 dhoma
- 2 WC
- Ballkon i madh
- Mobilim modern
- Ndriçim i bollshëm
- Ashensor
- Pamje e plotë deti
- Vijë e parë, Vollga