Qendra e Durrësit - photos
Qendra e Durrësit - photos
Qendra e Durrësit - photos
Qendra e Durrësit - photos

+49

€2,800 /muaj

Apartament luksoz 4+1 me qera në Qendra e Durrësit – 340m², 2,800€

Penthouse për qera në zemër të Durrësit me pamje 360 grade.

Qendra e Durrësit, Durrës

4 Dhoma
4 Banjo
340
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Ky penthouse unik, i pozicionuar në katin e 12-të në qendër të Durrësit, ofron një përvojë banimi apo mundësi biznesi me përdorime alternative si klinikë estetike, wellness center & spa, zyra për kompani të mëdha, firma arkitekture, konsulence biznesi, zyrë kontabiliteti, qendër trainimesh, Sky Lounge etj. Me një pamje 360 gradë panoramike dominuese mbi sheshin kryesor dhe godinën e Bashkisë, i shtrirë në të gjithë katin, ambienti garanton privatësi të plotë dhe funksionalitet maksimal. Me një sipërfaqe të brendshme prej 340 m², prona përfshin tre soxhorno, katër dhoma të bollshme, një zyrë dhe katër tualete, të organizuara në mënyrë optimale për komoditet dhe stil. Ekspozimi i favorshëm me pamje të gjerë pa pengesa siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Aseti më i veçantë i kësaj prone është veranda dhe tarraca me sipërfaqe 1050 m², e cila e rrethon penthouse-in dhe ofron hapësirë për relaks, evente private, zonë barbeque, kopshtari dhe ambiente të jashtme rekreative sipas dëshirës. Ofrohet për një çmim neto 2800 euro. I gjithë penthouse është i pajisur me panel diellor.


Statistika

Data e publikimit: 23/04/2026Vizita të pronës: 381


Harta


Kontakto

Bruna Balliu


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme