Hoteli ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të Malit të Robit, i rrethuar nga gjelbërimi i pishave dhe shumë pranë detit, duke ofruar një ambient të qetë dhe relaksues.
Pozicionohet në një ndër zonat më të kërkuara nga klientët vendas dhe të huaj, çka e bën një mundësi ideale për investim.
Prona ka një sipërfaqe totale trualli prej 439.02 m² dhe një sipërfaqe ndërtimi të organizuar në 3 kate. Në total disponon 15 dhoma, ku secila është e pajisur me krevat dopio dhe një tek, tualet privat, ballkon individual si dhe mini-kuzhinë funksionale.
Çdo dhomë ofron komoditet maksimal dhe privatësi për pushuesit.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, jeni të mirëpritur të na kontaktoni.