Ky kompleks modern ndodhet buzë detit, në një nga zonat më të bukura të bregdetit të Adriatikut, dhe është ndërtuar nën drejtimin e një studioje arkitekturore dhe inxhinierike italiane. Të gjitha materialet e ndërtimit janë përzgjedhur nga më cilësoret në tregun europian dhe vendas. Dhomat janë të mobiluara me shije nga një studio dizajni italiane, duke sjellë komoditet dhe elegancë. Ashensorët janë të shpejtë dhe të gjerë, me teknologji të avancuar. Kompleksi përfshin: Sistem filtrimi për ujërat e zeza, që garanton standarde të larta higjiene dhe mbrojtje të mjedisit. Beach bar modern, perfekt për relaks dhe freski gjatë ditës. Shezllone dhe çadra plazhi të përfshira për pushuesit. Tualete të kompletuara me materiale cilësore hidraulike, elektrike dhe mermer graniti. Hapësirë parkimi për 50 makina dhe ambiente të tjera ndihmëse. Kapacitet për 500 persona në hapësirat e përbashkëta dhe dy restorante me pamje të mrekullueshme nga deti. Hoteli përfshin 44 tipologji dhomash të përshtatshme si për familje, ashtu edhe për për çifte. Të gjitha dhomat janë të pajisura me: Ajër të kondicionuar, Frigorifer për pije, TV, dollapë, Tavolina për të shijuar panoramën, Kanape të rehatshme. Ky është një investim i sigurt dhe i qëndrueshëm, që frekuentohet vazhdimisht nga klientë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.
Veçori te pronës
Ngrohje qendrore
Internet
Hapsire parkimi
Alarm
Statistika
Data e publikimit: 04/11/2025Vizita të pronës: 386