

Jepet Me Qira Ambient Biznesi –klinike Dentare Durrës
Muzeu i Dëshmorëve, Foto Durrësi, Durrës
Jepet me qira ambient biznesi për klinikë dentare pranë Foto Durrësi, në katin e dytë nga toka. Klinika është e bollshme, e organizuar dhe e pajisur me gjithçka të nevojshme për vazhdimin e aktivitetit, me mundësi për vendosjen e 2 poltronëve dentarë. Përmban poltron dentar me llampë polimerizimi, 2 turbina dhe mikromotor, Cavitron dhe Air Flow, llampë profesionale zbardhimi, kamerë intraorale me monitor USB, kompresor 50 L, autoklavë, makinë plastifikimi, instrumentarium, tavolinë dhe karrige dentisti, recepsion, 2 banka pune me lavamanë, frigorifer, kondicioner, ambient pritjeje, tualet dhe ballkon. Ambienti bosh jepet me qira për 35,000 LEK/muaj; me pajisjet dentare për 50,000 LEK/muaj.
Data e publikimit: 02/10/2026Vizita të pronës: 90