Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+3
Kompleks Industrial dhe Logjistik për Shitje ose Qira – Prezë, Tiranë
Vorë, Prezë, Tiranë
Ofrohet për shitje ose qira një kompleks industrial dhe logjistik modern, i pozicionuar në Prezë, Tiranë, një nga zonat më strategjike për zhvillimin e aktiviteteve industriale dhe logjistike. I ndërtuar sipas standardeve të larta bashkëkohore, kompleksi është projektuar për të përmbushur nevojat e kompanive vendase dhe ndërkombëtare, duke ofruar fleksibilitet maksimal në organizimin e hapësirave dhe potencial të lartë zhvillimi. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe totale prej rreth 18,000 m² dhe përbëhet nga dy objekte kryesore. Objekti i parë ka përfunduar plotësisht, ndërsa objekti i dytë ka përfunduar fazën e konstruksionit dhe aktualisht është në proces të realizimit të soletave ndërkatëse, fasadës dhe sistemimit të territorit. Përfundimi i plotë i kompleksit është planifikuar brenda vitit 2026. Kompleksi disponohet si për shitje ashtu edhe për qira, duke ofruar zgjidhje fleksibël sipas nevojave të biznesit. Detajet e kompleksit: Vendndodhja: Prezë, Tiranë Objekti 1 • Sipërfaqe ndërtimi: 6,200 m² • Lartësi: rreth 12 metra • Mundësi ndarjeje në 6 njësi (5 njësi rreth 1,050 m² dhe 1 njësi rreth 850 m²) • Çdo njësi mund të organizohet në dy kate • Infrastrukturë e parashikuar për instalimin e vinçave urë • Objekti i përfunduar Objekti 2 • Sipërfaqe ndërtimi: 3,000 m² • Godinë me 3 kate • Kati 1: lartësi rreth 6 m • Kati 2: lartësi rreth 5 m • Kati 3: lartësi rreth 4 m • Në fazë përfundimtare ndërtimi • Përfundimi i planifikuar brenda vitit 2026 Çmimet: • Shitje: 1,200 €/m² • Qira: 6 €/m² në muaj Karakteristikat kryesore: • Kompleks industrial dhe logjistik me standarde të larta ndërtimi • Projektuar për certifikim sipas standardeve ndërkombëtare • Hapësira fleksibël për prodhim, magazinim, ekspozim dhe administrim • Mundësi funksionimi si një kompleks i vetëm ose në njësi të pavarura • Çdo njësi mund të ndahet në nënnjësi sipas nevojave të biznesit • Lidhje direkte me rrjetin e tensionit të lartë • Mundësi instalimi të paneleve fotovoltaike në të gjithë sipërfaqen e çative • Infrastrukturë e projektuar për vinça urë • Ideale për magazina doganore dhe qendra logjistike Përdorime të rekomanduara: • Qendra distribucioni • Magazina logjistike • Depo farmaceutike • Showroom automjetesh • Industri fasonerie • Prodhim industrial • Qendra tregtare • Biznese me cikël të mbyllur prodhimi dhe shpërndarjeje Avantazhet e lokacionit: • Vendndodhje strategjike në Prezë, Tiranë • Vetëm 3 minuta nga Dogana e Tiranës • Rreth 10 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit • Rreth 30 minuta nga Porti i Durrësit • Akses i shpejtë në akset kryesore kombëtare • Pozicion strategjik që shmang trafikun urban dhe lehtëson shpërndarjen brenda dhe jashtë Shqipërisë Ky kompleks përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për kompani që kërkojnë ambiente moderne, fleksibël dhe me standarde të larta, në një lokacion strategjik në Prezë. Mundësia e blerjes ose marrjes me qira, së bashku me fleksibilitetin në ndarjen e hapësirave, e bën këtë investim ideal për një gamë të gjerë aktivitetesh industriale, logjistike dhe tregtare. Për më shumë informacion dhe detaje mbi disponueshmërinë, na kontaktoni: +355 69 428 6063 +355 69 204 6914 marketingbritalb@gmail.com www.britalbgroup.com BritAlb Group — Your Dream. Your Investment. Our Mission.
Data e publikimit: 27/07/2026Vizita të pronës: 247
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni