Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+33
PENTHOUSE EKSKLUZIV | VLORË 204 m² neto | Pamje panoramike | Ashensor privat | Garazh & parkim privat
Vlorë
Në një nga adresat më prestigjioze të Vlorës, i pozicionuar në një ambient të privilegjuar ndërmjet dy vilave qeveritare, prezantohet një penthouse i konceptuar për ata që kërkojnë më shumë se një pronë: një rezidencë unike me privatësi, arkitekturë dhe një panoramë të jashtëzakonshme mbi detin. Me 204 m² sipërfaqe totale neto, kjo rezidencë karakterizohet nga hapësirat e bollshme, drita natyrale dhe një lidhje e vazhdueshme me detin. Fasada e xhamit përgjatë murit perimetral hapet drejt panoramës, ndërsa orientimi Lindje – Jug – Perëndim siguron ekspozim maksimal ndaj dritës dhe një pamje të gjerë, të pandërprerë të detit. Në qendër të rezidencës ndodhet një salon elegant dhe i bollshëm me oxhak, i cili lidhet natyrshëm me verandën panoramike. Organizimi i brendshëm përfshin master bedroom me tualet privat dhe garderobë, dhomë gjumi, tualet qendror, kuzhinë të veçuar, ambient ndenjeje me oxhak, salon të bollshëm dhe verandë panoramike me pamje nga deti. Në çmim përfshihen ashensor privat, kantinë vere, dy depo në tarracën e objektit, garazh i mbyllur, dy poste parkimi të mbyllura, si dhe akses privat dhe ekskluziv në tarracë vetëm për pronarin e penthouse-it.
Data e publikimit: 21/10/2026Vizita të pronës: 111Çmimi për m2: €2,941
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni