Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





Shesim Penthouse Me Pamje Panoramike Nga Deti Ne Vlore!!!
Vlorë
Penthouse per shitje me Pamje Panoramike nga Deti – Vlorë!!! Shitet penthouse modern dhe i mobiluar me stil në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, me pamje të plotë dhe të hapur drejt detit. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 131.6 m² dhe një verandë madhështore prej 79 m², ideale për momente relaksi apo pritje me miq. Karakteristikat kryesore: Dy dhoma gjumi të rehatshme, ku dhoma matrimoniale përfshin tualetin privat. Dy tualete gjithsej, të pajisura me arredim bashkëkohor. Ambient dite i gjerë me dritare të mëdha panoramike, i integruar me këndin e gatimit, duke ofruar një hapësirë funksionale dhe plot dritë natyrale. Verandë 79 m² me pamje mahnitëse të detit, e përshtatshme për darka në ajër të hapur, hapësira gjelbërimi ose jacuzzi. Penthouse ndodhet ne nje nga rezidencat me luksoze te qytetit Ky penthouse është kombinimi perfekt i komoditetit modern dhe luksit bregdetar, duke ju ofruar privatësi dhe një atmosferë unike për të shijuar çdo ditë pranë detit. Per me shume informacion apo per nje vizite ne prone jeni te lutur te na kontaktoni!
Data e publikimit: 25/06/2026Vizita të pronës: 357Çmimi për m2: €3,635
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni