Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Apartament 1+1 në SunPalasë – Palasë, Riviera Shqiptare
Palasë, Sunpalasë, Vlorë
Ofrohet për shitje një apartament tipologji 1+1 në një nga rezidencat më të kërkuara të zonës së Palasës, në kompleksin modern SunPalase. Apartamenti ndodhet në katin 1 dhe ka sipërfaqe totale 83 m², me sipërfaqe të brendshme 70.41 m². Organizimi përfshin sallon me kuzhinë open space, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe korridor shpërndarës. Ambienti i ndenjes është i bollshëm dhe me ndriçim natyral, ndërsa dhoma e gjumit ofron hapësirë të rehatshme dhe organizim praktik. Apartamenti ka orientim Jug/Jug-Perëndim në ambientin e ditës, me ajrosje dhe ndriçim të mirë natyral. Rezidenca ofron standard të lartë ndërtimi dhe akses të shpejtë me zonat kryesore dhe bregdetin. Apartamenti disponon edhe post parkimi, i cili nuk është i përfshirë në çmimin e shitjes. Prona është plotësisht e mobiluar dhe ka 1 dhomë ndenjeje.
Data e publikimit: 16/05/2026Vizita të pronës: 380Çmimi për m2: €2,771
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni