Gazoniere në shitje në Kosova, Vlorë – 35m², 83,000€ – Skele
Garsoniere - Për Shitje - Skele, Vlorë
16
€83,000.00
Kosova, Skelë, Vlorë
1 Dhoma
1 Banjo
35
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Në zemër të qytetit të Vlorës, në një nga zonat më të kërkuara për banim dhe investim, ofrohet për shitje kjo garsoniere moderne dhe funksionale. E pozicionuar në katin e 9-të të një pallati të ri dhe bashkëkohor, me ashensor dhe ndërtim cilësor, kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për një jetesë komode ose për një investim fitimprurës. Garsonierja ndodhet në zonën e njohur të Skelës, vetëm disa hapa larg portit të Vlorës dhe projektit luksoz "Vlora Marina". Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 42 m² dhe një sipërfaqe neto prej 35 m², duke ofruar një hapësirë të shfrytëzuar në mënyrë maksimale. Garsonierja shitet e mobiluar, duke kursyer kohë dhe shpenzime për arredimin e saj. Mobiliet janë bashkëkohore, të thjeshta dhe praktike. Vendndodhja strategjike e bën këtë pronë ideale për banorë rezidencialë, investitorë të qirave afatgjata dhe ditore, si dhe për turistë dhe pushues.
Veçori te pronës
elevator
Ballkon
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 10/08/2026Vizita të pronës: 225Çmimi për m2: €2,371.43
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni