APARTAMENT NE SHITJE NE ONE ORIKUM BAY -REZIDENCE PREMIUM PRANE MARINA ORIKUM ,VLORA
7
€290,950.00
Orikum Vlore, Rruga Vlorë, Vlorë
2 Dhoma
2 Banjo
85
Pershkrimi i pronës
One Oricum Bay është një projekt rezidencial dhe hotelier i ri në zemër të Rivierës Shqiptare, shumë pranë Marina Orikum, vetëm pak minuta nga Vlora dhe me akses të shpejtë për në destinacionet më të kërkuara si Dhërmi dhe zona e Llogarasë. Projekti ka një vendndodhje strategjike, afër portit dhe shërbimeve të jahteve, si dhe përfiton nga infrastruktura e re si Tuneli i Llogarasë, duke e bërë këtë zonë edhe më të aksesueshme.
Aktualisht, One Oricum Bay ndodhet në fazën e gropës / themeleve (Foundation) sipas planit të projektit (Dhjetor 2025), ndërsa fazat e ndërtimit dhe përfundimeve parashikohen në 2026–2027, me dorëzim brenda vitit 2027.
Rezidenca përfshin:
2 ndërtesa rezidenciale (G1 & G2)
85 apartamente gjithsej (G1: 42 njësi / G2: 43 njësi)
8 kate + 1 kat nëntokë parkimi
Tipologji apartamentesh (me sipërfaqe të mëdha & ballkone)
Në One Oricum Bay ofrojmë apartamente për shitje me organizim modern dhe hapësira të bollshme:
2+1 me ballkon – Total: 132.25m²
Jetese premium + shërbime hoteliere
Një nga avantazhet më të mëdha të projektit është integrimi me një hotel që ofron shërbime si:
pishinë, restorante/bar, beach bar, spa & wellness dhe fitness, duke rritur vlerën e jetesës dhe potencialin e investimit.
Nëse kërkoni një apartament në një nga zonat më të kërkuara turistike të Shqipërisë – Orikum/Vlorë, One Oricum Bay është një mundësi ideale si për banim ashtu edhe për investim (Airbnb/booking), falë lokacionit dhe standardit të projektit.
Veçori te pronës
Ballkon
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 18/01/2026Vizita të pronës: 228Çmimi për m2: €3,422.94
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni