Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Apartament 1+1 Per Shitje,ne Radhime!
Radhimë, Vlorë
Apartamenti ndodhet në katin e dytë të një kompleksi të ri dhe modern në Radhime, shumë pranë detit dhe Lungomares, duke ofruar një stil jetese të qetë dhe relaksues buzë bregdetit. Kompleksi është i organizuar me standarde bashkëkohore, me 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, dhe ofron ambiente hoteliere si dhe apartamente me shërbime turistike. Banorët përfitojnë nga hapësira të gjelbra të mirëmbajtura dhe një pishinë. Apartamenti ka sipërfaqe totale 59.43 m2 dhe sipërfaqe të brendshme 51.40 m2, është i organizuar në mënyrë funksionale dhe komode, me 1 dhomë gjumi, 1 sallon së bashku me kuzhinën, 1 tualet dhe 1 ballkon. Pozicionimi i tij vetëm 100 metra larg detit e bën një zgjedhje të përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim. Ndertimi është i ri dhe cilësor, dhe ofrohet mundësia e pagesës me këste. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni agjentin.
Data e publikimit: 04/05/2026Vizita të pronës: 325Çmimi për m2: €2,542
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni