APARTAMENTE NË SHITJE 1+1+VERAND NE ORICUM BAY – REZIDENCË PREMIUM PRANË MARINA ORIKUM, VLORA
5
€230,575.00
Orikum Vlore, Përballë Portit Turistik të Jahteve, Rruga Vlorë, Vlorë
1 Dhoma
1 Banjo
45
Pershkrimi i pronës
One Oricum Bay është një projekt i ri rezidencial dhe hotelier, i pozicionuar në zemër të Rivierës Shqiptare, shumë pranë Marina Orikum, vetëm disa minuta larg qytetit të Vlorës dhe me lidhje të shpejtë drejt destinacioneve më të preferuara turistike si Dhërmi dhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Vendndodhja strategjike pranë portit dhe shërbimeve të jahteve, së bashku me zhvillimet e reja infrastrukturore si Tuneli i Llogarasë, e bëjnë zonën jashtëzakonisht të aksesueshme dhe me potencial të lartë zhvillimi.
Aktualisht, projekti ndodhet në fazën e gropës / themeleve (Foundation) sipas planifikimit të ndërtimit (Dhjetor 2025). Faza e ndërtimit dhe përfundimeve parashikohet të zhvillohet gjatë viteve 2026–2027, me dorëzim final brenda vitit 2027.
Rezidenca përbëhet nga:
2 ndërtesa rezidenciale (G1 & G2)
85 apartamente në total
(G1: 42 njësi / G2: 43 njësi)
8 kate mbi tokë + 1 kat parkimi nëntokë
Tipologji apartamentesh me sipërfaqe të mëdha dhe ballkone funksionale
Në One Oricum Bay ofrohen apartamente për shitje me organizim modern dhe hapësira të bollshme jetese, përfshirë:
Apartamente 1+1 me ballkon+ verand , me sipërfaqe totale prej 79.03 m²
Projekti ofron një koncept jetese premium, i integruar me shërbime hoteliere që përfshijnë:pishinë, restorante & bar, beach bar, spa & wellness, palestër (fitness)
Këto shërbime rrisin ndjeshëm cilësinë e jetesës, por edhe vlerën e pronës dhe potencialin për investim.
Nëse jeni në kërkim të një apartamenti në një nga zonat më të kërkuara turistike të Shqipërisë, Orikum/Vlorë, One Oricum Bay përfaqëson një mundësi ideale si për banim rezidencial, ashtu edhe për investim afatgjatë ose qira turistike (Airbnb/Booking), falë lokacionit të favorshëm dhe standardit të lartë të projektit.
Statistika
Data e publikimit: 28/01/2026Vizita të pronës: 164Çmimi për m2: €5,123.89
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni