Në një nga adresat më prestigjioze të Vlorës, i pozicionuar në një ambient të privilegjuar ndërmjet dy vilave qeveritare, prezantohet një penthouse i konceptuar për ata që kërkojnë më shumë se një pronë: një rezidencë unike me privatësi, arkitekturë dhe një panoramë të jashtëzakonshme mbi detin.
Me 204 m² sipërfaqe totale neto, kjo rezidencë karakterizohet nga hapësirat e bollshme, drita natyrale dhe një lidhje e vazhdueshme me detin.
Fasada e xhamit përgjatë murit perimetral hapet drejt panoramës, ndërsa orientimi Lindje – Jug – Perëndim siguron ekspozim maksimal ndaj dritës dhe një pamje të gjerë, të pandërprerë të detit.
Në qendër të rezidencës ndodhet një salon elegant dhe i bollshëm me oxhak, i cili lidhet natyrshëm me verandën panoramike – hapësira ideale për të shijuar perëndimet, detin dhe privatësinë e kësaj rezidence.
Organizimi i brendshëm përfshin: master bedroom me tualet privat dhe garderobë, dhomë gjumi, tualet qendror, kuzhinë të veçuar, ambient ndenjeje me oxhak, salon të bollshëm dhe verandë panoramike me pamje të jashtëzakonshme nga deti.
Prona është investuar në çdo detaj, me materiale, përfundime dhe punime të nivelit më të lartë, dhe dorëzohet e përfunduar, gati për t’u personalizuar sipas stilit dhe kërkesave të pronarit.
Në çmim përfshihen ashensor privat, kantinë vere, dy depo në tarracën e objektit, garazh i mbyllur, dy poste parkimi të mbyllura dhe akses privat e ekskluziv në tarracë vetëm për pronarin e penthouse-it.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 26/09/2026Vizita të pronës: 127Çmimi për m2: €2,941.18
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni