Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




Shitet Hotel Në Lungomare - Vlorë
Lungomare, Vlorë
Shesim Hotel në Lungomare, Vlorë. Në një nga zonat më elitare dhe turistike të qytetit, në vijën e parë të Lungomares, në krah të rezidencës Poseidon, ofrohet për shitje ky ambient komercial totalisht i transformuar në hotel modern, gati për operim dhe me potencial të lartë investimi. Sipërfaqe totale: 300 m². Kati: I parë. Organizimi: 7 dhoma në total – nga të cilat 4 me pamje frontale nga deti. Çdo dhomë është e arreduar në mënyrë bashkëkohore, projektuar nga arkitektë profesionistë dhe e pa përdorur më parë. Pajisjet dhe arredimi janë të gjitha të reja, me fokus në ofrimin e një standardi të lartë shërbimi. Kondicioner individual, Smart TV, Tualet privat modern, Ambient ndenje brenda dhomës, Hapsirë e bollshme & ndriçim natyral, Pamje deti në disa dhoma. Rinovim total & cilësor, Hyrje frontale nga bulevardi, Pozicion strategjik, akses direkt me detin. Ambient ideal për operim të menjëhershëm si hotel, guesthouse apo apart-hotel. Orientimi: Lindje & Jug-Perëndim – pamje deti dhe ndriçim gjatë gjithë ditës. Zona: Me gjallëri të lartë gjatë sezonit turistik, me kapacitet të madh vizitorësh dhe kërkesë të vazhdueshme për akomodim cilësor.
Data e publikimit: 08/08/2026Vizita të pronës: 250Çmimi për m2: €4,667
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni