Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




Garsoniere - Për Shitje - Lungo Mare, Vlorë
Pranë Rires, Lungomare, Vlorë
Shitet Garsoniere e Mobiluar në Lungomare, Vlorë Vija e Dytë, me Pamje nga Deti. Në një nga zonat më të preferuara dhe më të frekuentuara të qytetit bregdetar të Vlorës, Lungomare, ofrohet për shitje kjo garsoniere e mobiluar, me sipërfaqe totale 44 m² (nga të cilat 38 m² të përfshira në certifikatën e pronësisë). Ndodhet në vijën e dytë, pranë kompleksit "Rira", vetëm disa hapa larg shëtitores dhe plazhit, në një pozicion të përkryer për banim apo investim. Karakteristikat e pronës: Garsoniere e organizuar në mënyrë funksionale, me hapësirë të bollshme dhe dritë natyrale; E mobiluar, gati për banim ose për qira, me elementë praktikë dhe komodë; Kuzhinë e integruar në një kënd të veçantë, me hapësirë të mjaftueshme për nevojat e përditshme; Tualet i rregullt, me pajisje funksionale, në gjendje për tu përdorur menjëherë; Pamje anësore nga deti, që i shton vlerë dhe atmosferë relaksuese ambientit. Rinovim i lehtë potencial për rritje vlere: Garsonierja është në gjendje të mirë, por ka nevojë për një rinovim të lehtë estetik, që do ta kthente në një ambient modern dhe plot stil. Vetëm 2 minuta larg detit dhe shëtitores më të bukur të qytetit; Afër restoranteve, bareve, marketeve dhe ambienteve të tjera të shërbimit; Zonë shumë e kërkuar për qira gjatë sezonit turistik, por edhe për banim gjatë gjithë vitit. Mundësi ideale për investim për qira, me potencial të lartë fitimi përmes platformave si Airbnb, Booking etj.
Data e publikimit: 05/08/2026Vizita të pronës: 444Çmimi për m2: €1,784
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni