HOTEL NE SHITJE,NE UJI TE FTOHTE ME PAMJE NGA DETI!
10
€1,550,000.00
Uji i Ftohtë, Lungomare 2, Vlorë
13 Dhoma
13 Banjo
388
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet hotel funksional në një nga zonat më të preferuara të Vlorës "Uji i Ftohtë", Lungomare 2, shumë pranë detit! Hoteli ndodhet në katin e dytë të një ndërtese 8-katëshe, pozicionuar në vijën e parë të ndërtimit. I organizuar në 13 dhoma me 13 tualete individuale, hoteli është totalisht i arreduar në stil modern dhe bashkëkohor. Përveç dhomave të akomodimit, ambientet përfshijnë një recepsion funksional, një dhomë ngrënieje për klientët dhe një lavanderi.
Aktualisht në funksion, ky hotel përfaqëson një investim të sigurt dhe të gatshëm për të vijuar aktivitetin turistik pa asnjë vonesë. Pozicionimi i favorshëm pranë detit dhe në një zonë me kërkesë të lartë turistike e bën një mundësi ideale për të gjeneruar të ardhura të qëndrueshme.
Mundësi pagese me këste! Në rast të pagesës së plotë ofrohet ulje çmimi.
Disponon dokumentacion të rregullt pronësie.
Për më shumë informacion apo për të planifikuar një vizitë në pronë, jeni të lutur të na kontaktoni!
Veçori te pronës
Recepsion
Lavatrice
Statistika
Data e publikimit: 04/02/2026Vizita të pronës: 284Çmimi për m2: €3,994.85
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni