Apartament 2+1 në shitje në Lungomare, Vlorë – 102m², 245,000€
32
€245,000.00
Lungomare, Vlorë
2 Dhoma
1 Banjo
102
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
SUPER apartament premium në shitje në Lungomare, Vlorë, pas Hotel Primavera. Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të qytetit, shumë pranë vijës së parë të bregdetit. Është i konceptuar me stil modern dhe i realizuar me standarde të larta ndërtimi dhe arredimi. Detaje kryesore: vendndodhja Lungomare, kati 4 në pallat të ri me ashensor, sipërfaqe totale 102 m², orientim lindje dhe me certifikatë pronësie / hipotekë. Organizimi i brendshëm përfshin sallon të madh të kombinuar me kuzhinën moderne, ballkon të aksesueshëm nga salloni, 2 dhoma gjumi dhe 1 tualet me dritare. Apartamenti është i mobiluar, me arredim modern, tavane të varura, ndriçim LED, elektroshtepiake cilësore dhe materiale premium. Ndërtimi është i vitit 2024, me izolim termik dhe akustik, administrim të rregullt dhe ambiente të mirëmbajtura. Zona ofron akses të shpejtë te deti, Lungomarja, baret, restorantet dhe shërbimet kryesore, me potencial të lartë për banim ose investim.
Veçori te pronës
Ballkon
Qasje për karrocë
Alarm
Kitchen Area
Statistika
Data e publikimit: 01/05/2026Vizita të pronës: 441Çmimi për m2: €2,401.96
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni