Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+5
Vilë Individuale me Pishinë Private dhe Pamje Panoramike nga Deti në Green Coast 2 (Ploti W)
Dhërmi, Green Coast 2, Vlorë
Në një nga rezidencat më ekskluzive të rivierës shqiptare ofrohet për shitje një vilë individuale, e konceptuar për të garantuar privatësi, komoditet dhe një standard të lartë jetese pranë detit. Prona është e pozicionuar në një parcelë prej 970.3 m² dhe ka një sipërfaqe ndërtimi prej 364.4 m², e organizuar për të ofruar ambiente funksionale dhe të ndriçuara natyralisht. Vila disponon një verandë prej 104.2 m², e cila ofron pamje panoramike nga deti dhe krijon një hapësirë ideale për relaks apo pritje. Në ambientin e jashtëm ndodhet një pishinë private, ndërsa prona përfshin gjithashtu 2 poste parkimi private, duke plotësuar të gjitha kërkesat për një jetesë komode dhe ekskluzive. Karakteristikat kryesore: Rezidencë individuale në Green Coast 2, Parcelë: 970.3 m², Sipërfaqe ndërtimi: 364.4 m², Verandë: 104.2 m², Pishinë private, Pamje panoramike nga deti, 2 poste parkimi private, Privatësi dhe standard i lartë ndërtimi.
Data e publikimit: 04/08/2026Vizita të pronës: 207Çmimi për m2: €6,593
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni
