SHITET NJË NGA VILAT MË TË BUKURA NË GREEN COAST, PALASË
20
€3,500,000.00
Palasë, Green Coast, Vlorë
4 Dhoma
4 Banjo
257
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Në një nga zonat më elitare dhe më të preferuara të bregdetit të Jugut, ofrohet për shitje një vilë ekskluzive që kombinon luksin, privatësinë dhe pamjen e pakrahasueshme nga deti.
Detaje të pronës:
Sipërfaqe trualli: 482 m²
Sipërfaqe ndërtimi: 177 m²
2 kate mbi tokë + 1 kat nëntokë
Gazebo spektakolare 80 m² me pamje të lirë nga deti
Lavanderi me tualet
Ajo që e bën këtë pronë vërtet unike është gazebo-ja e madhe 80 m², një hapësirë ideale për darka verore, evente private apo momente relaksi me pamje panoramike nga deti Jon.
Pamje totale dhe e papenguar nga deti
Vila ofron verandë dhe pishinë me “full sea view” – një panoramë e hapur, relaksuese dhe mahnitëse që të shoqëron në çdo moment të ditës.
Organizimi i brendshëm:
Kati i parë: sallon i madh modern me kuzhinë open-space, i orientuar plotësisht nga deti – dritë natyrale dhe pamje pa asnjë pengesë.
Kati i dytë: 3 dhoma gjumi, ku suita matrimoniale ka ballkon të madh privat me pamje fantastike nga deti – zgjimi këtu është një përjetim më vete.
Çdo detaj i kësaj vile është menduar për të ofruar komoditet maksimal, qetësi dhe një stil jetese premium në një nga resortet më të kërkuara në Shqipëri.
Mundësi ideale investimi
Përveçse një rezidencë luksoze për pushime apo banim, kjo vilë përfaqëson një mundësi shumë të fortë investimi, pasi qiratë ditore gjatë sezonit arrijnë vlera të larta dhe kërkesa është në rritje.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të kontaktoni.
Një mundësi që nuk duhet humbur – vetëm për ata që kërkojnë luks, ekskluzivitet dhe një investim të sigurt në zemër të bregdetit të Jugut.
Veçori te pronës
Ballkon
Lulishte
Hapsire parkimi
Lavatrice
Internet
Alarm
Ngrohje qendrore
Lares enesh
Tharës robash
Statistika
Data e publikimit: 03/03/2026Vizita të pronës: 112Çmimi për m2: €13,618.68
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni