Apartament 2+1 në shitje në Altera Residence, Vlorë – 149m², 268,500€
Shesim Apartament 2+1 Tek Altera Residence, Vlore
11
€268,500.00
Altera Residence, Vlorë
2 Dhoma
2 Banjo
149
Pershkrimi i pronës
Shesim apartament 2+1+2 në katin e 10, i cili ofron hapësira të gjera dhe organizim modern, duke garantuar komoditet dhe privatësi maksimale për një stil jetese bashkëkohor:
• Ambient ndenje dhe ngrënie
• 2 dhoma gjumi
• 2 tualete
• Sipërfaqe e brendshme: 121.96 m²
• Sipërfaqe e përbashkët: 26.96 m²
• Sipërfaqe totale: 148.92 m²
Altera Residence është një projekt luksoz rezidencial me ndërtesa 11 dhe 13-katëshe, i konceptuar për ata që kërkojnë rehati, stil dhe akses të menjëhershëm me qendrën e qytetit, Lungomaren dhe Bypass-in e Vlorës.
Arkitektura bashkëkohore ndërthuret me komoditetin urban, duke krijuar një ambient ku çdo detaj pasqyron cilësi jetese me standarde të larta. Kompleksi ofron siguri maksimale 24/7, sistem modern monitorimi, recepsion në hyrje dhe administrim profesional, duke garantuar rregull, pastërti dhe mirëfunksionim të vazhdueshëm.
Rezervo apartamentin tënd tani dhe paguaj vetëm 35% të vlerës totale!
Altera Residence mund të jetë vendndodhja juaj e re — perfekte si për jetesë, ashtu edhe për investim afatgjatë.
Disponojmë apartamente të tipologjive: Garsoniere, 1+1 dhe 2+1 me siperfaqe te ndryshme nga kati nga 3 deri i 11.
Per me teper informacion me kontaktoni.
CPM130228
Veçori te pronës
Ngrohje qendrore
Recepsion
Statistika
Data e publikimit: 08/01/2026Vizita të pronës: 673Çmimi për m2: €1,802.01
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni