Vilë 4+1 në shitje në Vishnjë, Tiranë – 1410m², 700,000€
Vilë - Për Shitje - Vishnjë, Tiranë
20
€700,000.00
Vishnjë, Tiranë
4 Dhoma
2 Banjo
1410
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet vilë rezidenciale e jashtëzakonshme në Vishnjë, Tiranë, e ndërtuar në qershor të vitit 2019. E vendosur në një zonë rurale të qetë dhe me pamje fantastike nga lugina, kjo pronë ofron një mënyrë jetese të përsosur për familjen tuaj. Me një sipërfaqe totale prej 1410 metra katrorë dhe një truall prej 110 metra katrorë, kjo vilë e mobiluar përfshin 3 dhoma gjumi, 2 banja të dizajnuara me kujdes maksimal, një living room të bollshëm dhe të mobiluar me klas ku në qendër të saj është oxhaku për t'ju relaksuar.
Kati i parë i vilës është i përbërë nga një korridor shpërndarës, një living room i mobiluar në mënyrë luksoze, një tualet, kuzhinë të veçuar si dhe një ambient për mbajtjen e verave.
Kati i dytë është i përbërë nga 3 dhoma gjumi të mobiluara në mënyrë luksoze, një dhomë garderobe si dhe një tualet. Papafingo është e shtruar me parket.
Vila është e rrethuar me gardh rrethues për të rritur privatësinë e banorëve. Sipërfaqe totale banimi është 210 m2.
Dritaret me material duralumini dhe dopio xham sigurojnë izolim të lartë dhe dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Dyshemeja e punuar me parket druri dhe pllaka kontribuon në një atmosferë të ngrohtë dhe moderne.
Vila gjithashtu përmban një dhomë magazinimi, dhe një hapësirë parkimi të jashtëm për 4 makina. Për më tepër, vila ka një kopësht të gjelbëruar dhe me pemë të shumta frutore, duke qenë ideale për momente relaksimi dhe aktivitete në natyrë.
Disponon hipotekë. Na kontaktoni sot për më shumë informacion dhe vizita.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 10/06/2026Vizita të pronës: 156Çmimi për m2: €496.45
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni