Në Shitje – Vilë Luksoze me Pishinë | 770 m² | Venture Park | 800,000 € 800,000 €
7
€800,000.00
Venture Park, Tiranë
3 Dhoma
3 Banjo
300
Pershkrimi i pronës
Një mundësi unike investimi dhe jetese po ju pret në një nga projektet më moderne dhe vizionare në Shqipëri – Venture Park, City Villas Residence.
Kjo vilë ekskluzive me sipërfaqe ndërtimi prej 770 m², ofron një kombinim perfekt midis luksit bashkëkohor, privatësisë së plotë dhe rehatisë së natyrshme, vetëm 12 km nga Tirana dhe me akses të drejtpërdrejtë në aksin kryesor Tiranë-Durrës.
Karakteristikat Kryesore të Prones:
• Sipërfaqe ndërtimi: 770 m²
• Pishinë private – ideale për ditët e nxehta, evente familjare apo relaks total
• Projekt arkitektonik modern, me fasadë elegante dhe ndriçim natyral në çdo ambient
• Oborr privat, i gjelbëruar dhe me hapësira të bollshme për aktivitete të ndryshme
• Organizim i brendshëm fleksibël me ambiente të hapura, dhoma të mëdha dhe suitë master
• Cilësi të lartë ndërtimi, sisteme teknologjike moderne, izolim termik/akustik dhe siguri e garantuar
Rreth Rezidencës:
Venture Park është një zonë e zhvilluar në një sipërfaqe prej 26 hektarësh, pranë “CityPark” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Zona ofron:
• Qetësi absolute, larg zhurmës urbane por vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranës
• Komunitet rezidencial i mirëmenaxhuar, me vila të ulëta, gjelbërim dhe shërbime luksoze
• Afërsi me qendra tregtare, Aquapark, restorante, institucione arsimore dhe shumë më tepër
• Infrastrukturë e re dhe moderne, me rrugë të gjera, ndriçim rrugor dhe siguri 24/7
Çmimi: 800,000 €
Një investim i zgjuar në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë dhe me kërkesë në rritje.
ID e Pronës: Neom112804
Mos humb rastin të bëhesh pjesë e një komuniteti elita
Statistika
Data e publikimit: 20/06/2025Vizita të pronës: 2Çmimi për m2: €2,666.67
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni