TIRANA TOWER, e projektuar nga Oppenheim Architecture, është një kullë rezidenciale 34-katëshe që ndërthur elegancën bashkëkohore me inovacionin arkitektonik. Ndërtesa ofron pamje mbresëlënëse të qytetit dhe ndodhet në zonën e Porcelanit, një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë strukturor dhe social në Tiranë.
Çdo kat është konceptuar për të maksimizuar hapësirën, ndriçimin natyror dhe komoditetin e banimit. Fokusi kryesor i projektit është bashkëjetesa harmonike mes natyrës dhe jetës urbane, e realizuar përmes kopshteve të gjelbra dhe hapësirave të përbashkëta që ofrojnë qetësi dhe relaks në zemër të qytetit.
Informacion mbi apartamentin
• Sipërfaqe neto: 145,5 m²
• Sipërfaqe bruto: 189,2 m²
• Kati: 21 (teknik)
Organizimi i brendshëm
• Ambient ndenjie dhe gatimi i konceptuar si open-space
• 3 dhoma gjumi
• 2 tualete
• 1 ballkon
Cilësi dhe veçori të tjera
• Godinë me standarde të larta projektimi dhe ndërtimi
• Fasade e ventiluar
• Ambiente të përbashkëta të mirëorganizuara dhe të gjelbëruara
• Mundësi shumë e mirë si për banim ashtu edhe për investim
• Objekti ndodhet aktualisht në fazë ndërtimi.
Për më shumë informacion ose për ta vizituar, na kontaktoni!
Veçori te pronës
Ballkon
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 19/03/2026Vizita të pronës: 4
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni