TEG, Tiranë
-Mandarine Drive ofron një mundësi unike jetese duke propozuar një hapësirë të kuruar në qetësinë e gjelbërimit në kryqëzim me teknologjinë më të fundit dhe luksin. Mandarine Drive paraqet një standart të lartë jetese, me arkitekturën e jashtëzakonshme të unifikuar në mënyrë harmonike, teknologjinë e materialeve dhe sistemeve efikase të implementuara. Ne kete rezidence sjellim për shitje Vilë 3-Katëshe: E dizenjuar me qëllimin për të maksimizuar hapësirat funksionale, kjo vilë ofron rehati maksimale. Hapësirat e brendshme janë plot dritë natyrale falë fasadave me dopio xham, ndërsa hapësirat e jashtme plot gjelbërim. Me 3 dhoma gjumi, depo, lavanderi, kuzhinë, ambient i shfrytëzueshëm për argëtim si dhe dhomë atriumi, kjo vilë është kombinimi perfekt i “dizajnit” dhe komoditetit. Vila ka siperfaqe totale si me poshte: Sipërfaqe Parcele: 297 m2 Sipërfaqe ndërtimi: 271 m2 Kjo vilë magjepsese SMART HOME, është vendi perfekt për ta quajtur shtëpi. Me hapësira të medha për të gjithë familjen, ka gjithcka qe duhet, për të krijuar kujtime që zgjasin gjatë gjithë jetës. Oxhaku i vendosur në sallon duket sikur garon me diellin se kush do të ngrohë më shumë, pasi kjo vilë është "e mbytur" nga dielli. Në cdo hap që do të hedhësh në këtë vile do të bindesh që ke bërë zgjedhjen e duhur pasi cdo gjë që sheh apo prek është e investuar vetëm me materialet më të mira. Kuzhina është ëndrra e cdo të apasionuari të gatimit, pajisur me elektroshtëpiaket më të mira dhe një kat dedikuar vetëm ushqimit. Plot 4 ambiente hidrosanitare, ju vijnë në ndihmë për higjenën tuaj personale. Kopshti clodhës është duke ju pritur t'ju relaksoje pas një ditë të lodhshme dhe të pergatiteni për diten e ardhshme. Benefitet në këtë Rezidence janë të shumta: Arkitektura moderne, Luks i standardeve ndërkombëtare, Parkim i fshehur për banorët, Teknologji Smart Home, Dendësia e ulët urbane, Mirëmbajtje dhe Mbikëqyrje 24/7, Hapësirat e Gjelbërta të Kuruara, Komuniteti selektiv, Aplikimi i teknologjisë më të fundit të ndërtimit, Sistemi standard rrugor dhe hapësira e bollshme për vizitorët. Për ta vizituar na kontaktoni!
Data e publikimit: 05/04/2024Vizita të pronës: 67