Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+14
Vile individuale ne shitje, prane TEG!
Teg, Tiranë
Rezidencë e re, me një vendodhje ideale, në kodrat pranë TEG, ku qetësia, ajri i pastër dhe facilitetet për një jetesë komode janë kryefjala. Vila është pjesë e një komuniteti të mirëfilltë, një projekti rezidencial që ofron gjithçka në brendësi të tij: bar-restorant, fushë tenisi, palestër, pishinë, kënd lojërash për fëmijët dhe hapësira të dedikuara për banorët. Vila ka një pozicion ideal në brendësi të kompleksit, me pamje të lirë, privatësi dhe sipërfaqe banimi prej 203 m², të organizuar në sallonin e ndenjes, ambientin e gatimit/ngrënies, një dhomë për pritjen e miqve që mund të shërbejë edhe si dhoma e katërt e gjumit, lavanderi/depo/dhomë pastrimi-tharje, 3 dhoma gjumi në katin e dytë, njëra prej të cilave me garderobë dhe tualet, si dhe 3 tualete në total. Sipërfaqja e truallit është 330 m², me kopsht në pjesën e prapme të vilës, oborr përpara ku mund të ndërtohet pishinë sipas dëshirës dhe dy poste parkimi në hyrjen kryesore. Rezidenca njihet për cilësinë e lartë të punimeve, përfshirë hidroizolimin, izolimin termik/akustik, instalimet elektrike/hidraulike, rifiniturat, fasadën e jashtme dhe infrastrukturën.
Data e publikimit: 12/09/2026Vizita të pronës: 114Çmimi për m2: €2,453
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

