Surrel - photos
Surrel - photos
Surrel - photos
Surrel - photos

+7

€750,000

Vilë 4+1 në shitje në Farkë, Tiranë – 297m², 750,000€

Vilë - Për Shitje - Surrel, Tiranë

Farkë, Surrel, Tiranë

4 Dhoma
3 Banjo
297

Pershkrimi i pronës

Vile elitare me pishine ne shitje ne nje super kompleks ne Farke! Në zonën e Liqenit të Farkës, një zonë me potencial të lartë zhvillimi në Tiranë ku po merr jetë një projekt i ri rezidencial ofrojme per shitje nje vile me pishine! Vila ka siperfaqe totale banimi 297 m2. Vila organizohet ne dy kate, shkallet hyrese ne ambjentet e banimit, nje ambjent teknik dhe dy poste parkimi. Ne katin perdhe ndodhet një ambient ndenje me ambient gatimi me vete, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Ne katin e pare te viles ndodhet gjithashtu nje ambjent ndenje i bollshem dhe ambient gatimi me vete, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Vila ka pishine, pus dhe ambiente te gjelberruara perreth saj. Kompleksi premton privatësi, bashkëjetesë elitare, arkitekturë moderne, cilësi & siguri. Aty do të gjeni shplodhje, argëtim, kulturë dhe një shumëllojshmëri aktivitetesh sportive. Avantazhet e këtij projekti janë të shumta, ndër to: pozicionimi strategjik, individualiteti, bashkëjetesë elitare, privatësia, cilësi & siguri, përqafimi me natyrën, në periferi por shumë afër me kryeqytetin; shërbime & facilitete; menaxhim & administrim i hapësirave të përbashkëta; projekt multifunksional. Të jetosh në këtë Kompleks do të thotë të shijosh një mënyrë jetese të qetë dhe private në harmoni me natyrën, duke shijuar gjithashtu komoditetet e jetesës urbane.


Veçori te pronës

  • gardenLulishte
  • parkingHapsire parkimi

Statistika

Data e publikimit: 12/06/2026Vizita të pronës: 218Çmimi për m2: €2,525


A mund ta blini këtë pronë?

Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni

Llogaritësi i Kredisë »


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme