Apartament 1+1 në shitje – Allias, Tiranë
Në zonën e qetë dhe në zhvillim të Alliasit ofrohet për shitje një apartament modern 1+1, ideal për banim ose investim. Apartamenti ka një sipërfaqe neto prej 54 m² dhe eshte i saporinovuar duke ofruar standarde të larta jetese.
Prona është e mobiluar me markat më cilësore në treg, me arredim bashkëkohor dhe funksional. Për komoditet maksimal gjatë gjithë vitit, apartamenti është i pajisur me kondicioner në çdo dhomë, si dhe me dritare me dopio xham, të cilat sigurojnë izolim termik dhe akustik shumë të mirë.
Organizimi i brendshëm është praktik dhe i përshtatshëm për çifte ose familje që kërkojnë një ambient të qetë dhe komod.
Per nje pamje me te plote ju lutem klikoni videon ne web.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 04/02/2026Vizita të pronës: 159Çmimi për m2: €2,148.15
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni