Ekskluzive! Apartament 1+1 në shitje, tek Tirana’s Rock në Sheshin Skënderbej! 535,000 €
6
€535,000.00
Sheshin Skënderbej, Tiranë
1 Dhoma
1 Banjo
101
Pershkrimi i pronës
Ekskluzive! Apartament 1+1 në shitje,tek Tirana’s Rock në Sheshin Skënderbej!
Projekti është i organizuar në 25 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nën tokë.
Detaje për pronën:
- Viti i ndërtimit:2024
- Sipërfaqe totale: 118.96 m²
- Sipërfaqe neto: 101.70 m²
- Kati: 8
Organizimi i brendshëm:
- Korridor shpërndarës në hyrje
- Salloni së bashku me kuzhinën
- 1 dhomë gjumi
- 1 depo
- 1 tualet
- 1 ballkon
- Orientimi:veri-lindje
Detaje të tjera:
- Projektim inovativ
- Strukturë të qëndrueshme ndaj lëkundjeve sizmike
- Rifinitura të cilësisë së lartë për të gjitha hapësirat
- Izolim termik dhe akustik
- 5 parkime nën tokë
Prezantojmë një objekt të ri në ndërtim, i cili përfaqëson standardet më të larta të ndërtimit modern.
Kulla Tirana’s Rock ka një stil tejet të veçantë, e lartë 85 m dhe e skalitur në formën e bustit te heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti.
Forma e pazakontë dhe unike e kullës arrihet nga ballkonet që vazhdojnë të krijojnë një mbështjellje rreth gjithë ndërtesës.
Detajet e fytyrës, të tilla si hunda, veshët dhe mjekra janë imituar përmes projeksioneve të lakuara që krijojnë një gjeometri delikate. Ballkonet gjithashtu lejojnë që hapësirat e brendshme të ndërtesës të kenë një planimetri më racionale, ndërkohë që ofrojnë hije dhe rehati për hapësirat e jashtme.
ID e Pronës: OKS115704
Për më shumë detaje ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 20/06/2025Vizita të pronës: 2Çmimi për m2: €5,297.03
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni