Vilë 5+1 në shitje në Sheshi Skënderbej, Tiranë – 80m², 600,000€
8
€600,000.00
Sheshi Skënderbej, Tiranë
5 Dhoma
4 Banjo
80
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Në një nga zonat më të preferuara ,brenda nje kompleksi elitar dhe vetëm 5 minuta larg qendrës së Tiranës, ofrohet për shitje kjo vilë elegante, e mobiluar me stil modern dhe e projektuar për të ofruar komoditet, privatësi dhe cilësi maksimale jetese.
Vila është e ndërtuar mbi një truall prej 415 m² dhe ka një sipërfaqe ndërtimi prej 80 m² për kat, e organizuar në tre kate funksionale.
Organizimi i pronës:
* Kati 1: Ambient i bollshëm ndenjeje, kuzhinë moderne, ambient ngrënieje dhe 1 tualet.
* Kati 2: 3 dhoma gjumi dhe 1 banjo.
* Kati 3: 2 dhoma gjumi dhe 1 banjo.
Në total, vila disponon:
* 5 dhoma gjumi
* 3 tualete
* Pishinë private
* Oborr të gjelbëruar me privatësi të plotë
* Mobilim bashkëkohor dhe cilësor, gati për banim
Kjo pronë është zgjedhja ideale për familjet që kërkojnë një stil jetese premium, larg zhurmës së qytetit, por me akses të menjëhershëm në qendrën e Tiranës. Kombinimi i hapësirave të bollshme, mobilimit modern, pishinës private dhe pozicionit strategjik e bën këtë vilë një mundësi të rrallë investimi dhe banimi.
📞 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Statistika
Data e publikimit: 26/07/2026Vizita të pronës: 217Çmimi për m2: €7,500.00
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni