Ofrohet për shitje ambient komercial open space, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të qendrës së Tiranës. Ambienti ndodhet në katin e parë, duke ofruar vizibilitet të lartë dhe akses të drejtpërdrejtë për klientët, si dhe disponon hyrje të dedikuar për aktivitetin komercial.
Me një sipërfaqe totale prej 647 m², ambienti ofron hapësirë të bollshme dhe funksionale, ideale për zhvillimin e një game të gjerë biznesesh, si: zyra, klinika, qendra shërbimi, palestër, aktivitete tregtare apo investime të tjera afatgjata. Koncepti open space mundëson organizim fleksibël dhe përshtatje sipas nevojave specifike të çdo aktiviteti.
Lokacioni strategjik në qendër të Tiranës përbën një avantazh të rëndësishëm konkurrues, duke garantuar fluks të lartë këmbësorësh, akses të lehtë dhe ekspozim maksimal. Ambienti përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi, si për biznese që kërkojnë zgjerim, ashtu edhe për investitorë që synojnë një pronë në një pozicion premium.
Per nje vizite ne prone na kontaktoni !
Statistika
Data e publikimit: 09/02/2026Vizita të pronës: 162
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni