Apartament 1+1 në shitje në Kopshti Botanik, Tiranë – 63m², 155,000€
Apartament - Për Shitje - Selita e Vjetër, Tiranë
12
€155,000.00
Kopshti Botanik, Selita e Vjetër, Tiranë
1 Dhoma
1 Banjo
63
Pershkrimi i pronës
Apartament 1+1 për shitje pranë Kopshtit Botanik, zona e Xhamisë. Apartamenti ndodhet në katin e 4-t dhe ka një sipërfaqe bruto prej 63.3 m². Është i investuar në detaje, me mobilim të ri dhe komod si dhe elektroshtepiake të reja. Apartamenti është shumë pak i banuar dhe ofron kushte shumë të mira për një jetesë të rehatshme. Pozicionohet në një ambient të qetë, të rrethuar me gjelbërim, me pamje të lirë dhe ajër të pastër, duke garantuar privatësi dhe qetësi. Zona është e preferuar dhe mjaft e kërkuar, me akses të lehtë në shërbime, institucione dhe zona rekreative. Ideale si për banim familjar ashtu edhe për investim, falë vendndodhjes dhe gjendjes shumë të mirë të apartamentit.
Statistika
Data e publikimit: 25/07/2026Vizita të pronës: 196Çmimi për m2: €2,460.32
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni