+1
rruga sauk , Tiranë
• Shitet Vile Individuale me Pishine tek Rezidenca Colina Verde. Vilat e kësaj tipologjie janë projektuar për familjet e mëdha, hapsira të bollshme, pranojnë çdo stil arredimi. Numri i madh i dhomave të gjumit, mundëson hapsira komode per organizime dhe evente me miqte tuaj. Përbërja e kateve mundëson komfortin dhe privatësinë e çdo anëtari të familjes, dhe njëkohësisht ambiente ditore që mund të përdoren për argëtim, shlodhje dhe rekreacion. Hapësira në dhomën e ngrënies mundëson edhe grumbullime të familjes së gjerë, apo miqve. Disa prej ambienteve janë të përshtatshme edhe për akomodimin e stafit të shërbimit të familjes. *Kati -1 me Sipërfaqe: 113.2m2 1- Korridor + Shkallë 13.5m2 2- Tualeti 8.3m2 3- Ambient teknik 15.3m2 4- Lavanderi 7.6m2 5- Dhomë gjumi 19.5m2 6- Dhome ndejtje 25m2 7- Verandë e mbuluar 10m2 *Kati 0 me Sipërfaqe: 113.2m2 1- Hyrja 3m2 2- Korridor + shkallë 18.5m2 3- Tualet 4.5m2 4- Dhomë ngrënieje 18.5m2 5- Dhomë gatimi 25m2 6- Dhome ndejtje 25.4m2 7- Verandë 10m2 *Kati 1 me Sipërfaqe: 105.5m2 1- Korridor + shkallë 12.7m2 2- Dhoma matrimoniale 18.5m2 3- Tualet matrimonial 6.9m2 4- Garderobë matrimoniale 5.5m2 5- Dhomë gjumi 1 17m2 6- Dhomë gjumi 2 19.1m2 7- Tualeti 4.7m2 8- Verande e mbuluar 3m2 • Kompleksi ndodhet perball Rolling Hill Rezidece në zonën e Teg. Ky kompleks ofron ne total 63 Vila Luxury te ndara ne tipologji te ndryshme. Vila Akacia eshte nje nga tipologjite me Sipërfaqe Ndërtimi 337.2m2 dhe Sipërfaqe Parcele 606.8m2 e ndare ne 3 kate, 2 poste parkimi dhe pishine individuale. Kjo Vile dallon per siperfaqen e madhe si dhe ballkone ne secilen nga dhomat e gjumit. Vilat jane te projektuara ne format te tille qe te kene ndricm natyral pergjate gjithe dites. Kompleksi eshte i projektuar me sistem kapot, vetrata cilesore, izolim akustik dhe termik. Vila behet e banueshme brenda vitit 2023 !
Data e publikimit: 07/07/2023Vizita të pronës: 33Çmimi për m2: €2,878.34