VILE INDIVIDUALE NE SHITJE TEK “COLLINA VERDE”. CMIMI 915,000 EURO.
5
€915,000.00
rruga sauk , Tiranë
4 Dhoma
4 Banjo
337
Pershkrimi i pronës
• Vile Individuale tek Rezidenca Colina Verde. Vilat e kësaj tipologjie janë projektuar për familjet e mëdha, hapsira të bollshme, pranojnë çdo stil arredimi. Numri i madh i dhomave të gjumit, mundëson hapsira komode per organizime dhe evente me miqte tuaj. Përbërja e kateve mundëson komfortin dhe privatësinë e çdo anëtari të familjes, dhe njëkohësisht ambiente ditore që mund të përdoren për argëtim, shlodhje dhe rekreacion. Hapësira në dhomën e ngrënies mundëson edhe grumbullime të familjes së gjerë, apo miqve. Disa prej ambienteve janë të përshtatshme edhe për akomodimin e stafit të shërbimit të familjes.
*Kati -1 me Sipërfaqe: 118.5m2
1- Korridor + Shkallë 13.5m2
2- Tualeti 8.3m2
3- Ambient teknik 15.3m2
4- Lavanderi 7.6m2
5- Dhomë gjumi 19.5m2
6- Dhome ndejtje 25m2
7- Verandë e mbuluar 10m2
*Kati 0 me Sipërfaqe: 113.2m2
1- Hyrja 3m2
2- Korridor + shkallë 18.5m2
3- Tualet 4.5m2
4- Dhomë ngrënieje 18.5m2
5- Dhomë gatimi 25m2
6- Dhome ndejtje 25.4m2
7- Verandë 10m2
*Kati 1 me Sipërfaqe: 105.5m2
1- Korridor + shkallë 12.7m2
2- Dhoma matrimoniale 18.5m2
3- Tualet matrimonial 6.9m2
4- Garderobë matrimoniale 5.5m2
5- Dhomë gjumi 1 17m2
6- Dhomë gjumi 2 19.1m2
7- Tualeti 4.7m2
8- Verande e mbuluar 3m2
• Kompleksi ndodhet perball Rolling Hill Rezidece në zonën e Teg. Ky kompleks ofron ne total 63 Vila Luxury te ndara ne tipologji te ndryshme. Vila eshte nje nga tipologjite me Sipërfaqe Ndërtimi 337.2m2 dhe Sipërfaqe trualli 501.8m2 e ndare ne 3 kate, 2 poste parkimi. Kjo Vile dallon per siperfaqen e madhe si dhe ballkone ne secilen nga dhomat e gjumit. Vilat jane te projektuara ne format te tille qe te kene ndricm natyral pergjate gjithe dites. Kompleksi eshte i projektuar me sistem kapot, vetrata cilesore, izolim akustik dhe termik. Vila behet e banueshme brenda vitit 2023 !
Veçori te pronës
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 07/07/2023Vizita të pronës: 58Çmimi për m2: €2,715.13