Ambient komercial në shitje, i pozicionuar në rrugën “Budi”.
Prona ndodhet në katin 0 të një ndërtimi të ri dhe të mirëadministruar, me akses direkt nga rruga kryesore, duke ofruar vizibilitet maksimal dhe kalim të vazhdueshëm këmbësorësh dhe automjetesh.
Me një sipërfaqe prej 75 m², ambienti është funksional dhe lehtësisht i adaptueshëm për një sërë aktivitetesh biznesi, si:
• dyqan retail / butik
• farmaci ose klinikë mjekësore
• zyra shërbimi
• parukeri / estetikë
• kafene ose minimarket
Zona ofron të gjitha facilitetet e nevojshme: institucione arsimore, banim rezidencial, biznese të konsoliduara, transport urban dhe akses të shpejtë me arteriet kryesore të qytetit, duke e bërë këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi.
Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje.
prestige129941
Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 05/01/2026Vizita të pronës: 208Çmimi për m2: €3,000.00
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni