Shitet penthouse unik në një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, shumë pranë qëndrës së kryeqytetit. Zona akses të menjëhershëm në të gjitha nyjet e qytetit. Në afërsi ndodhen shkolla ndërkombëtare, qendra tregtare, markete, ambiente rekreative dhe shërbime mjekësore. Penthouse ndodhet në katin e 13-të të banimit dhe ka hyrje private direkt nga ashensori. Sipërfaqja neto është 270 m². Është e mobiluar tërësisht me stil bashkëkohor dhe me investim të menduar për komoditet maksimal.Organizimi i brendshëm përfshinë: Sallon të madh dhe të ndriçuar me ambient te veçuar gatimi dhe ngrënieje. Dalje në dy ballkone me pamje panoramike qyteti, korridot shpërndarës, 5 dhoma gjumi nga të cilat një dhomë matrimoniale me tualet en-suite, dy garderoba, 3 tualete private dhe ballkon. Apartamenti disponon depo dhe lavanderi të dedikuar. Prona ka pamje të jashtëzakonshme dhe është ideale për këdo që kërkon luks, hapësirë dhe një stil jetese të qetë në një nga zonat më të mira të Tiranës. Per nje vizite ne prone, na kontaktoni!
Veçori te pronës
Ngrohje qendrore
Internet
Hapsire parkimi
Statistika
Data e publikimit: 18/12/2025Vizita të pronës: 209Çmimi për m2: €2,407.41
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni