Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+1
Apartament ne shitje, 1+1 me oborr, prane TEG!
Teg, Rruga e Vilave, Tiranë
Apartament ne shitje, 1+1 me oborr, pjese e nje kompleksi rezidencial prane TEG-ut! Rezidenca është konceptuar si një kompleks rezidencial unik, projektuar të shtrihet në një zonë plot gjelbërim mes qetësisë së natyrës dhe ajrit të pastër, larg zhurmës së qytetit, në hapësira që garantojnë mirëqenie në çdo aspekt. Pozicionuar fare pranë qendrës tregtare më të madhe në vend, me akses direkt në unazën e madhe të kryeqytetit, në një zonë maksimalisht të zhvilluar, me çdo facilitet për një jetesë komode. Kompleksi ngrihet mbi një truall prej 46.000 m² në një sipërfaqe ndërtimi 50.000 m², me parqe, hapësira sportive dhe rekreative, pedonale, parkim të dedikuar dhe ambiente shërbimi. Apartamenti ka një sipërfaqe totale 75 m² të organizuar në sallonin e ndenjes me ambient gatimi, një dhomë gjumi, një tualet dhe oborr të aksesueshëm nga të gjitha ambientet, me sipërfaqe 39 m². Rezidenca është aktualisht në fazë të avancuar punimesh.
Data e publikimit: 14/09/2026Vizita të pronës: 125Çmimi për m2: €2,599
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni