Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+6
Apartament - Për Shitje - Rruga e Vilave, Tiranë
Teg, Rruga e Vilave, Tiranë
Apartament ne shitje, 2+1 me verande pjese e nje kompleksi rezidencial prane TEG-ut! Rezidenca është konceptuar si një kompleks rezidencial unik, projektuar të shtrihet në një zonë plot gjelbërim mes qetësisë së natyres dhe ajrit të pastër, larg zhurmës së qytetit, në hapësira që garanojnë mirëqenie në çdo aspekt, si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen. Pozicionuar fare prane qendres tregtare me te madhe ne vend, me akses direkt ne unazen e madhe te kryeqytetit, ne nje zone maksimalisht te zhvilluar, me cdo facilitet per nje jetese komode. Komplesi ngrihet mbi një truall prej 46.000 m2 në një sipërfaqe ndërtimi 50.000 m2, ku përveç privatësisë së garantuar të vilave dhe apartamenteve vetiake, ofron parqe, hapësira sportive dhe rekreative, pedonale, parkim të dedikuar dhe ambiente shërbimi. Apartamenti ka nje siperfaqe totale 142 m2 te organizuar ne sallonin e ndenjes me ambient gatimi, dy dhoma gjumi, njera prej te cilave me garderobe dhe tualet, dy tualete ne total si dhe veranda e aksesueshme nga salloni i ndenjes, me pamje te lire. Rezidenca është aktualisht në fazë të avancuar punimesh, me projekt ambicioz dhe punime në përputhje me standardet europiane të cilësisë.
Data e publikimit: 14/09/2026Vizita të pronës: 150Çmimi për m2: €2,493
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni