Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





Vilë - Për Shitje - Rruga e Vilave, Tiranë
Teg, Rruga e Vilave, Tiranë
Vile Individuale ne shitje, pjese e nje kompleksi rezidencial prane TEG-ut! Rezidenca është konceptuar si një kompleks rezidencial unik, projektuar të shtrihet në një zonë plot gjelbërim mes qetësisë së natyrës dhe ajrit të pastër, larg zhurmës së qytetit. Pozicionuar pranë qendrës tregtare TEG, me akses direkt në unazën e madhe të kryeqytetit dhe në një zonë maksimalisht të zhvilluar. Kompleksi ngrihet mbi një truall prej 46.000 m² dhe ka sipërfaqe ndërtimi 50.000 m², me parqe, hapësira sportive e rekreative, pedonale, parkim të dedikuar dhe ambiente shërbimi. Vila individuale ka sipërfaqe totale ndërtimi 499 m² dhe sipërfaqe totale parcele 519 m², të organizuara në 2 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Në katin përdhe pozicionohen kuzhina me ambient ngrënieje, salloni i ndenjes, një tualet, një dhomë gjumi dhe shkallët e brendshme. Kati i parë është i dedikuar për zonën e natës, me 2 dhoma gjumi për fëmijë, një dhomë gjumi matrimoniale me garderobë dhe tualetet përkatëse. Të gjitha dhomat e gjumit kanë akses në verandën e vilës. Kati nëntokë ka ambient rekreativ, palestër, dhomë saune, dhomë masazhi, depo, tualet dhe lavanderi. Vila është e rrethuar nga oborri i gjelbër dhe ofron 2 poste parkimi të dedikuara. Rezidenca është aktualisht në punime e sipër dhe projekti do të realizohet sipas standardeve europiane të cilësisë.
Data e publikimit: 14/09/2026Vizita të pronës: 152Çmimi për m2: €1,877
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni