Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+3
Rruga e Elbasanit, Tiranë
Ambient komercial me sipërfaqe totale 355 m², i pozicionuar në katin e 13-të të Downtown One, një prej zhvillimeve më përfaqësuese të arkitekturës bashkëkohore në qendër të Tiranës. Ambienti ofron një organizim open space, i cili mundëson fleksibilitet të lartë në konfigurimin dhe përshtatjen e hapësirave sipas nevojave specifike të aktivitetit. Sipërfaqja e konsiderueshme dhe pozicionimi në një ndërtesë premium e bëjnë pronën të përshtatshme për biznese që kërkojnë funksionalitet, privatësi dhe një adresë përfaqësuese. • Kati: 13 • Organizimi: Open space • Tipologjia: Ambient komercial në shitje • Ndërtesa: Kompleks multifunksional me arkitekturë moderne dhe standarde të larta - Mundësi shfrytëzimi: Ambienti është veçanërisht i përshtatshëm për klinika dentare, qendra estetike dhe dermatologjike, shërbime mjekësore, si dhe për zyra arkitekture, studio ligjore, kompani programimi, marketingu, konsulence dhe aktivitete të tjera profesionale. Downtown One dallohet për arkitekturën moderne, pozicionin strategjik dhe profilin prestigjioz që ofron për bizneset. Vendndodhja në zemër të kryeqytetit siguron akses të favorshëm dhe afërsi me institucionet, shërbimet dhe qendrat kryesore të aktivitetit ekonomik. Kjo pronë përfaqëson një mundësi investimi afatgjatë, si për zhvillimin e aktivitetit të vetë biznesit, ashtu edhe për investitorët që kërkojnë një aset komercial në një nga adresat më të rëndësishme të tregut imobiliar në Tiranë. Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Data e publikimit: 09/11/2026Vizita të pronës: 18
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni