Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




Apartament - Për Shitje - Rruga e Elbasanit, Tiranë
Downtown One, Rruga e Elbasanit, Tiranë
Shesim apartament 3+1+2 në Downtown One, në Rrugën e Elbasanit një nga adresat më premium dhe strategjike të Tiranës. Downtown One është një projekt modern dhe shumë-funksional ndërtesa më e lartë në Shqipëri me rreth 40 kate banimi, zyra dhe hapësira komerciale, e zhvilluar nga Kastrati Group dhe projektuar nga studio ndërkombëtare arkitekturore. Godina është e vendosur në një nga boshtet kryesore të trafikut dhe biznesit në qytet, në Rrugën e Elbasanit, ku është qendra e lëvizjes urbane dhe afërsia me objektet kryesore të Tiranës e bën një zgjedhje shumë të kërkuar për banim dhe investim. Karakteristikat e apartamentit: Sipërfaqe Bruto: 204.99 m² Sipërfaqe Neto: 166.66 m² Tipologji: 3+1+2 Pamje nga Mali i Dajtit dhe Sheshi Skenderbej. Ndërtim: i ri, pjesë e një ndërtese me standarde të larta modernizimi dhe siguri 24/7. Ky apartament ofron hapësira të bollshme të brendshme, ndarje funksionale të ambienteve dhe shumë dritë natyrale, duke e bërë ideal për një banim komod familjar ose për të shfrytëzuar potencialin e tij si pronë me vlerë investimi të lartë në zemër të Tiranës.
Data e publikimit: 31/08/2026Vizita të pronës: 176Çmimi për m2: €2,098
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni