Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+7
Apartament 3+1+2 Te Park Gate!
Park Gate, Rruga e Elbasanit, Tiranë
Shitet apartament 3+1+2 në rezidencën Park Gate, Rruga e Elbasanit. Park Gate është një objekt me stil shumë të veçantë arkitekturor dhe strukturor, pranë hyrjes së Parkut të Tiranës në Rrugën e Elbasanit. Pozicioni strategjik, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe Fakultetit Ekonomik, pranë Parkut të Liqenit Artificial, e bëjnë këtë objekt të lakmuar si për banim ashtu edhe për biznes. Kompleksi përfshin 2 kate shërbime, 5 dhe 11 kate banim, si edhe 2 kate parkim nëntokësor. Apartamenti organizohet në dhomë ndenje me dalje në ballkon, kuzhinë të veçuar, 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete. Banesa ofron pamje nga Parku i Liqenit Artificial dhe shitet totalisht e mobiluar me arredim modern si në foto. Mundësi blerjeje për poste parkimi me çmim ekstra. Për më tepër informacion dhe një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Data e publikimit: 19/04/2026Vizita të pronës: 368Çmimi për m2: €3,571
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni