Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+1
Jepet me Qera Apartament 1+1 pranë Hotel Colosseo – Rruga e Durrësit, Tiranë!
Rruga e Durrësit, Tiranë
Jepet me qera apartament 1+1 në një nga zonat më të favorshme për banim, pranë Hotel Colosseo, në zonën e Rrugës së Durrësit. Pozicionimi strategjik ofron akses të menjëhershëm me qendrën e qytetit, si dhe afërsi me çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë komode si markete, farmaci, transport publik, bare, restorante dhe institucione të ndryshme. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 50 m² dhe pozicionohet në katin e 3-të të një pallati ekzistues. Organizohet në ambient ndenjeje së bashku me këndin e gatimit, 1 dhomë gjumi, korridor dhe tualet. Prona ofrohet e mobiluar, gati për banim, duke e bërë një zgjedhje ideale për individë ose çifte që kërkojnë komoditet dhe akses të shpejtë me qendrën e Tiranës.
Data e publikimit: 21/05/2026Vizita të pronës: 184
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni