Ambient biznesi në shitje në Rruga e Durrësit, Tiranë – 48m², 220,000€
Njesi per shitje, ideale për ZYRË dhe LOFT!
10
€220,000.00
Rruga e Durrësit, Tiranë
1 Dhoma
1 Banjo
48
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Shitet njësi me sipërfaqe neto 48 m², e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën e Durrësit, shumë pranë Kafe Flores. Prona ndodhet në katin 0, me akses të drejtpërdrejtë, çka e bën ideale për aktivitete biznesi si zyrë, qendër kursesh apo shërbime të ndryshme. Falë lartësisë së konsiderueshme prej 4.7 metrash, ambienti ofron mundësi shumë të mira organizimi, duke lejuar ndërtimin e një mezanine për të dyfishuar hapësirën funksionale. Njësia ka potencial për ndryshim destinacioni në banim, duke u kthyer lehtësisht në një apartament tip loft, ideal për jetesë ose për investim me qira. Vendndodhja strategjike dhe fleksibiliteti i ambientit e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për biznes ashtu edhe për banim apo investim afatgjatë.
Statistika
Data e publikimit: 25/04/2026Vizita të pronës: 231Çmimi për m2: €4,583.33
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni