Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të kërkuara në kryeqytet, në rrugën e Dibrës tek Kompleksi Arlis Farmacia 10.
Zona në të cilën ndodhet apartamenti po zhvillohet me hapa të shpejtë, sidomos vitet e fundit, si një zonë rezidenciale me të gjitha facilitetet dhe shërbimet që shoqërojnë qëndrat e banuara.
• Informacion mbi Apartamentin:
- Sipërfaqe e brendshme: 94 m²
- Sipërfaqe e përbashkët: 16 m²
- Sipërfaqe totale: 110 m²
- Pozicionohet në katin e 6, në një ndërtim relativisht të ri dhe tepër cilësor.
- Organizimi: korridor shpërndarës, ambjent ndenjie dhe gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete (njëri prej të cilëve me ajrosje natyrale & vaskë) dhe ballkon.
- Mobilimi i apartamentit është bërë me arkitekt.
- Totalisht i investuar deri në detaje: shtruar me parket, fasadë e ventiluar, punime gispsi, ndricim LED, elektroshtëpiake cilësore etj.
- Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor.
• Cilësia e ndërtimit sipas standarteve europiane:
- Izolim Akustik: Muret ndarës midis apartamenteve dhe muret ndarës me korridoret e shkallëve do të jenë termikisht të izoluar duke përdorur pambuk mineral me trashësi 50 mm të vendosur ndërmjet dy mureve prej 10 cm.
- Termoizolim: Teknologjia e përdorur për termoizolim ju mundëson të keni një ambjent banimi të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke ju kursyer energjinë elektrike.
- Ambjente të përbashkëta: Oborret e brendshme që krijohen, do të trajtohen me hapësira të gjelbërta për ti ofruar një ambjent të jashtëm sa më të mirë dhe të rehatshëm për banorët e objektit: sheshe, trotuare, gjelbërim, ndriçim i jashtëm, ambjente shplodhëse dhe hapësira shërbimi.
Për informacion më të detajuar dhe vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!
Statistika
Data e publikimit: 17/04/2023Vizita të pronës: 77Çmimi për m2: €2,765.96
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni