Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni





+5
Shitet Apartament 2+1 Tek Medreseja, Rruga e Dibres
Medreseja, Rruga e Dibrës, Tiranë
Ofrohet për shitje një apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 5-të (kati i fundit) te nje pallati të ndërtuar në vitin 2002, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, pranë Medresesë, në Rrugën e Dibrës. Prona disponon një planimetri shumë funksionale dhe organizohet në: Korridor shpërndarës. Kuzhinë dhe ambient ngrënieje të veçuar me dritare. Sallon komod. 2 dhoma gjumi. 1 tualet me dritare. Ballkon. Apartamenti ka orientim Jug-Perëndim, duke përfituar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Tarraca është e izoluar termikisht dhe e mbuluar me çati duke ofruar mbrojtje të mirë termike dhe nga lagështira. Pallati nuk disponon ashensor. Blihet dhe me Kredi. Prona është e përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim, falë lokacionit perfekt dhe aksesit të menjëhershëm me qendrën e qytetit dhe të gjitha shërbimet.
Data e publikimit: 30/07/2026Vizita të pronës: 261Çmimi për m2: €2,054
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni