Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni




+1
Njesi Sherbimi Te Rruga E Dibres!
Rruga e Dibrës, Tiranë
Ofrohet për shitje njësi shërbimi në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën e Dibrës, pozicionuar në katin 1 të një godine të re me standarde bashkëkohore ndërtimi. Prona ka një sipërfaqe totale 40.9 m² (37.2 m² sipërfaqe njësie + 3.7 m² sipërfaqe e përbashkët) dhe organizohet në një ambient open-space, i cili ofron fleksibilitet maksimal për organizim sipas nevojave të biznesit, si dhe tualet të dedikuar. Njësia ka funksionuar si qendër estetike. Falë pozicionimit strategjik në një zonë me qarkullim të lartë banorësh dhe biznesesh, kjo njësi është ideale për: • zyrë • klinikë/dentist • studio profesionale • dyqan ose aktivitet shërbimi Godina është e projektuar me arkitekturë moderne dhe ofron akses të lehtë nga rruga kryesore. Një mundësi shumë e mirë investimi në një zonë me zhvillim të qëndrueshëm dhe kërkesë të lartë. Për më shumë informacion na kontaktoni!
Data e publikimit: 24/02/2026Vizita të pronës: 373Çmimi për m2: €3,146
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni