Shesim Apartament 2+1 tek Kryqezimi 21 Dhjetorit per AirBnB
19
€165,000.00
rruga 21 dhjetori , Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
80
Pershkrimi i pronës
Apartament 2+1 ne zonen me te frekuentuar te Tiranes, ne kryqezimin e 21 Dhjetorit.
Prona eshte konceptuar, projektuar dhe e rikonstruktuar totalisht me punime dhe arredim cilesor per tu shfrytezuar si biznes per qira ditore AirBnB.
Lokacioni i prones ne kryqezimin e 21 Dhjetorit ne nje distance me te vogel se 1 km nga qendra e Tiranes, buze Unazes dhe me orientim mjaft te favorshem ne te 3 drejtimet Lindje-Jug-Perendim, me nje organizim te hapesires shum funksionale eshte nje mundesi IDEALE INVESTIMI per qira ditore.
Apartamenti 2+1:
- Dhome ndenje me guzhine me dalje ne ballkonin perimetral qe ofron mundesine e nje pamje ne hapesirat e gjelberta te shkolles perbri
- Dhome matrimoniale me garderobe te hapur, me ndricim pergjate gjithe dites e orientuar ne Lindje-Jug dhe me dalje ne ballkonin perimetral
- Dhome gjumi femijesh e kompletuar me dy krevate, garderobe te bollshme dhe post pune
- Tualet mjaft i bollshem dhe i kompletuar me te gjitha pajisjet e nevojshme perfshire dhe lavatrice & tharese
- Korridor shperndares
Per menaxhimin me se miri per aksesin si dhe eficiencen energjitike ne perdorimin nga klientet per AirBnB, si porta kryesore ne korridorin e jashtem dhe porta kryesore e apartamentit jane te pajisura me akses nepermjet kodit dhe karte aksesi qe menaxhon kyqjen/ckyqjen e energjise.
Investimi ne kete prone perllogaritur mbi mesataren e qirave ditore ne zone dhe kostot optimale ne operimin dhe mirembajten ne saje te investimit te kryer, siguron nje kthim investimi per nje periudhe 10 - 12 vite.
Zhvillimi i vrullshem ne Tirane me ndertimet e reja ne permbushje te kerkeses ne zonat ne afersi te qendres prane te gjithe faciliteteve te nevojshme, perben nje oportunitet ne te ardhmen per te perfituar siperfaqe te konsiderueshme nga ne objekt te ri residencial/komercial qe mund te ndertohet ne siperfaqe takuese te truallit te kesaj prone.
Per cdo informacion me te detajuar apo shoqerim ne prone mos hezitoni te na kontaktoni!
Veçori te pronës
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 14/08/2023Vizita të pronës: 120Çmimi për m2: €2,062.50