Vilë 4+1 në shitje në Liqeni i Thatë, Tiranë – 230m², 740,000€
Vilë Luksoze për Shitje – Rolling Hills Liqeni
7
€740,000.00
Liqeni i Thatë, Rolling Hills, Tiranë
4 Dhoma
3 Banjo
230
Pershkrimi i pronës
Në një nga rezidencat më ekskluzive dhe të sigurta në Tiranë, ofrohet për shitje vilë individuale me arkitekturë moderne dhe organizim funksional, e pozicionuar në një parcelë prej 479 m² me oborr të gjelbëruar dhe privatësi të plotë. Vila ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 230.07 m² të organizuar në dy kate. Kati përdhe ofron ambient të bollshëm ndenje dhe ngrënie me dalje direkte në verandë dhe oborr, kuzhinë të veçuar, 1 dhomë teknike, tualet dhe lavanteri. Kati i parë përbëhet nga 3 dhoma gjumi, 2 tualete, garderobë dhe organizim optimal të hapësirave. Prona karakterizohet nga ndriçim natyral maksimal, orientim shumë të favorshëm, privatësi dhe qetësi absolute, standarde të larta ndërtimi, siguri 24/7 dhe administrim elitar. Rolling Hills Liqeni është një komunitet rezidencial premium, i konceptuar për familje që kërkojnë stil jetese të qetë, siguri dhe cilësi të lartë jetese pranë liqenit të Tiranës. Kjo vilë përfaqëson një zgjedhje ideale si rezidencë familjare afatgjatë ose si investim në një nga zonat me rritjen më të qëndrueshme të vlerës në kryeqytet. Për më shumë informacion mund të na kontaktoni.
Veçori te pronës
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 23/04/2026Vizita të pronës: 442Çmimi për m2: €3,217.39
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni