Vilë 6+1 në shitje në Liqeni i Farkës, Tiranë – 351m², 980,000€
Vile Te Rolling Hills Liqeni!
18
€980,000.00
Liqeni i Farkës, Rolling Hills, Tiranë
6 Dhoma
5 Banjo
351
Pershkrimi i pronës
Vilë te Rolling Hills Liqeni për shitje. Vilë luksoze për shitje te Rolling Hills Liqeni. Kjo vilë elegante ndodhet në një nga rezidencat më ekskluzive dhe të kërkuara në Tiranë, Rolling Hills Liqeni, një komunitet rezidencial privat që ofron standard të lartë jetese, privatësi maksimale dhe siguri 24/7, vetëm pak minuta nga qendra e qytetit. E projektuar me arkitekturë moderne dhe hapësira funksionale, vila organizohet në tre kate dhe ofron ambiente të bollshme, ndriçim natyral të plotë dhe pamje relaksuese nga gjelbërimi përreth. Organizimi i pronës përfshin 3 kate banimi me planimetri funksionale, sallon të madh me hapësirë open space dhe dalje në verandë, kuzhinë të veçuar me ambient ngrënieje, 6 dhoma gjumi komode, 5 tualete moderne, lavanderi dhe ambiente ndihmëse, verandë dhe oborr privat i gjelbëruar, si dhe parking dhe hapësira teknike/depo. Të dhënat teknike tregojnë sipërfaqe totale 351 m², sipërfaqe të brendshme 345 m² dhe sipërfaqe toke 409 m². Kompleksi është i mbyllur me siguri dhe administrim profesional, me infrastrukturë moderne, komunitet elitë, qetësi, privatësi dhe gjelbërim maksimal, me akses të shpejtë drejt Tiranës dhe Liqenit të Farkës.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 20/04/2026Vizita të pronës: 376Çmimi për m2: €2,792.02
A mund ta blini këtë pronë?
Përdorni kalkulatorin tonë të kredisë për të zbuluar buxhetin tuaj duke përfshirë sa kredi mund të merrni dhe sa duhet të kurseni